Durrës · Shqipëri

Pjesë Audi.Cilësi maksimale.

Pjesë këmbimi për çdo model Audi, duke filluar nga ato për përdorim të përditshëm deri te modelet sportive. Cilësi e provuar, çmime të arsyeshme dhe një ekip që e di se për çfarë po flet. Audi-n tuaj e meriton më të mirën, dhe ajo është AudiAlb.

Çdo Model
Audi
OEM+Aftermarket
Pjesë
Çmim i Drejtë
Gjithmonë
Durrës AL
Ku ndodhemi
Pse Audi ALB

Ne e dimë makinën tuaj — sepse na pëlqen edhe ne.

Cilësi e Sigurt

Pjesë origjinale dhe aftermarket nga prodhues të njohur. Asgjë që s'do ta vinim te makina jonë, nuk ju shesim.

Çmime të Arsyeshme

Çmime të drejta, pa shtesa pa kuptim. Audi juaj meriton pjesët më të mira, jo fatura të kripura.

Komunikim i Drejtpërdrejtë

Mekanikë, pasionantë apo thjesht shoferë, ne ju kuptojmë dhe ju ndihmojmë të gjeni pjesën e duhur.

Modelet që Mbulojmë

Çdo gjeneratë, çdo motor.

Nga A1 te Q8, nga seritë sportive S dhe RS te elektriket e-tron, kemi pjesë për të gjithë modelet Audi, të vjetra apo të reja.

A1 · A3
Kompakt
A4 · A5
Sedan · Coupé
A6 · A7
Klasa Sipërme
A8
Modeli Kryesor
Q2 · Q3
SUV Kompakt
Q5 · Q7
SUV
Q8 · e-tron
SUV · Elektrike
S · RS · TT
Sportive
Keni një Audi më të vjetër apo një model të rrallë? Na shkruani, gati gjithmonë e gjejmë.
Si Funksionon

Nga kërkesa juaj te pjesa në dorë, në vetëm 4 hapa.

01

Na thoni çfarë ju duhet

Na shkruani në WhatsApp ose email me modelin, vitin dhe nëse e keni numrin VIN. Sa më shumë detaje, aq më mirë.

02

Ne e kërkojmë pjesën

Kontrollojmë inventarin tonë dhe furnizuesit. Ju zgjidhni: pjesë origjinale (OEM) ose aftermarket cilësore.

03

Ju jap çmimin dhe kohën

Përgjigja vjen shpejt, me çmim të qartë dhe afate reale të dorëzimit. Asnjë shtesë e papritur.

04

Merreni ose ua dërgojmë

Mund të vini ta merrni në Durrës në pikat tona ose ua dërgojmë kudo në Shqipëri. Gati për t'u montuar.

Po e Kërkoni një Pjesë?

Na shkruani tani — përgjigjemi shpejt.

Dërgoni modelin, vitin dhe çfarë ju nevojitet. Ju kthejmë me çmimin dhe disponueshmërinë brenda ditës.

Rreth Audi ALB

Një dyqan për ata që e duan Audi-n e tyre.

AudiALB u krijua nga një ide e thjeshtë: gjetja e një pjese të mirë për Audi-n tuaj nuk duhet të jetë gjithë ditën telefonata dhe pritje. Pavarësisht nëse drejtoni një A3 çdo mëngjes për në punë, po riparoni një B5 të vjetër, apo po kërkoni një pjesë specifike për një RS. Pjesa e duhur, me çmimin e duhur, është shumë më e vështirë për t'u gjetur sesa duhet.

Prandaj e hapëm këtë dyqan. Ndodhemi në Durrës dhe punojmë me pronarë makinash, mekanikë profesionistë dhe pasionantë të Audi-t, nga ata që e dallojnë menjëherë një pjesë cilësore nga një kopje e dobët. Çdo model, çdo vit, çdo motor ne i ofrojmë Audi-t tuaj atë që meriton.

Nuk pretendojmë të jemi më të mëdhenjtë. Jemi ata që ju përgjigjen kur na shkruani.

Cilësia në Radhë të Parë

Ne ofrojmë pjesë OEM dhe aftermarket nga marka të njohura. Nëse s'do ta vinim te makina jonë, s'jua shisnim as juve.

Përgjigje e Shpejtë

Po kërkoni një pjesë të rrallë? E kërkojmë në rrjetin tonë dhe ju themi sinqerisht sa kohë do të duhet.

Pa Lojëra me Çmime

Çmim i qartë që në fillim. Asnjë shtesë e papritur, asnjë lojë — ajo që ju themi, atë do të paguani.

Për Çdo Audi

Qoftë makina për në punë, qoftë projekti i fundjavës, çdo Audi është e rëndësishme për ne.

Çfarë Ofrojmë

Pjesë Audi për çdo model.

Nga pjesët bazë që konsumohen me kohë te përmirësimet për performancë ne kemi gjithçka që Audi juaj ka nevojë.

01 / MOTOR

Pjesë Motori

Rripi i kohës, guarnicione, sensorë, bobina, pompa uji e vaji, filtra, gjithçka për "zemrën" e makinës.

02 / FRENAT

Frena & Disqe

Ferrota, tambure, sensorë dhe gjithçka tjetër për një sistem frenimi që funksionon kur ju nevojitet.

03 / SUSTA

Susta & Timoni

Krahë, amortizatorë, koka timoni dhe gjithçka tjetër për një drejtim të sigurt dhe komod.

04 / ELEKTRIKE

Elektrike & Sensorë

Ne ofrojmë çdo pjesë për sistemin elektrik të Audi-t tuaj, duke filluar nga paketa, sensorë dhe çdo gjë tjetër që mund t'ju nevojitet.

05 / KARROCERI

Karroceri & Pjesë të Jashtme

Stope, pasqyra, kapakë dhe çdo gjë estetike për ta sjellë Audi-n tuaj në pamjen që meriton.

06 / INTERIER

Pjesë të Brendshme

Çdo gjë estetike për interiorin e Audi-t tuaj, që të ketë pamjen më të mirë.

07 / MARMITA

Marmita & Shkarkim

Katalizatorë, marmita, sensorë dhe çdo gjë tjetër, duke filluar nga origjinale, aftermarket ose edhe ato që i nevojiten performancës.

08 / PERFORMANCË

Pjesë për Performancë

Filtra ajri sportivë, intercooler, suspension i ulur, sistem frenash, ne ofrojmë çdo gjë për ata që duan më shumë.

Na Kontaktoni

Ju duhet një pjesë? Na shkruani.

Na kontaktoni në WhatsApp ose në email me modelin, vitin dhe çfarë po kërkoni, ju përgjigjemi me çmimin dhe çdo kërkesë. Mund të na vizitoni edhe në dyqanin tonë në Durrës.

Detaje të Tjera

Dërgesa
Dërgojmë në të gjithë Shqipërinë
Orari
E Hënë – E Shtunë · WhatsApp & Email
Gjuhët
Shqip · Anglisht · Italisht
Na Ndiqni
Ku Na Gjeni

Dy lokacione në Durrës.

Dyqani i pjesëve dhe servisi ynë ndodhen pranë njëri-tjetrit. Klikoni në hartë për t'ju hapur drejtimet në Google Maps.

Dyqani i Pjesëve

Audi ALB — Shitje Pjesësh

Vendi ku gjeni pjesët e Audi-t tuaj. Ejani të zgjidhni në vend ose kontaktoni para se të vini për të konfirmuar disponueshmërinë.

Hap në Google Maps
Servisi

Audi ALB — Servis & Mekanikë

Servisi ynë i specializuar për Audi. Sjellni makinën për diagnostikim, riparim ose montim të pjesëve nga mekanikët tanë.

Hap në Google Maps
404
Faqja nuk u gjet

Ky link nuk ekziston.

Faqja që po kërkoni nuk ekziston ose mund të jetë zhvendosur. Mund të ktheheni në kreu ose të shikoni shërbimet tona.